Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mblidhet G7, shtohen masat kundër Kremlinit, “goditen” mediat ruse

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 22:43 | Bota
Mblidhet G7, shtohen masat kundër Kremlinit, “goditen” mediat

Liderët e fuqive perëndimore u takuan sot në formë virtuale, në një takim emergjent të G7 ku ndodhej edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Tema e mbledhjes ishte pikërisht situata pas agresionit rus në fund të shkurtit të kaluar dhe ne veçanti shtimin e masave shtrënguese ndaj regjimit të Moskës.

Sipas burimeve amerikane, liderët kanë siguruar Zelensky për mbështetjen e tyre të fuqishme ushtarake por edhe ekonomike ndaj Ukrainës, ndërkohë që pikërisht pak para celebrimit të 9 majit, ku përkujtohet dita e çlirimit nga forcat nazifashiste, nga mbledhja doli mesazhi që Putin “po çnderon sakrificën e atyre milion persona që dhanë jetën gjatë luftës së dytë botërore”.

https://twitter.com/POTUS/status/1523354677676412934

G7 vendosi sot masa edhe ndaj tre prej kanaleve mediatike më të rëndësishme ruse, pikërisht kanali shtetëror Russia-1, Channel One Russia dhe NTV, kanale që merrnin së bashku në një vit rreth 300 milionë dollarë në sponsorizime prej kompanive perëndimore.

https://a2news.com/2022/05/08/mes-bombardimeve-jill-biden-dhe-justin-trudeau-vizitojne-ukrainen/

Për rreth 2600 persona në Rusi dhe Bjellorusi eshte marrë vendim për përjashtim nga regjimi i vizave, në veçanti për zyrtarë të lartë të kompanive dhe bankave ruse, përfshirë ajo ndaj Gazprombank. Masat e marra nuk vlejnë, siç është nënvizuar, për asetet e vetë këtij instituti bankar me të cilin vendet perëndimore kryejnë pagesat për gazin rus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë