Përplasje mes ekipesh shqiptare, tifozët sulmojnë lojtarët në Tetovë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 23:45
shkupi 1280x720

Përplasje mes ekipesh shqiptare, tifozët sulmojnë lojtarët në Tetovë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 23:45

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, teksa sipas drejtuesve të ekipit të FC Shkupit ata janë sulmuar nga tifozë para ndeshjes kundër Shkëndijës.

Sipas pamjeve të shpërndara nga televizioni TV21, ngjarja ka ndodhur sapo autobusi ka mbërritur në stadium, ndërkohë që sipas stafit të Shkupit, nga sulmi ka pasur edhe lojtarë të lënduar.  

FC Shkupi arriti të sigurojë fitoren e kampionatit maqedonas, duke lënë pas pikërisht rivalët shqiptare të Shkëndijës, që ka dominuar në sezonet e kaluara.