Policia e Kosovës plagos një të dyshuar gjatë një aksioni në Prishtinë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 12:06
policia e kosoves zgjedhjet lokale  1024x576

Policia e Kosovës plagos një të dyshuar gjatë një aksioni në Prishtinë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 12:06

Policia e Kosovës njofton se një efektiv i saj ka plagosur me armë një person, gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari në Prishtinë.

Në komunikatën zyrtare mësohet se efektivët kanë shkuar për kontroll në banesën e të dyshuarit, por kur ai i ka parë iu ka drejtuar pistoletën.

Nisur nga rrethanat, efektivi i policisë ka reaguar më shpejt dhe ka qëlluar ndaj të dyshuarit B.B. i cili për pasojë ka mbetur i plagosur.

Policia, ndërkohë njofton se vijon puna për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.