Rusët bombardojnë shkollën në Luhansk, frikë për 60 viktima

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 09:03
064633132 ebed2514 8e54 4236 918c de3366241993

Rusët bombardojnë shkollën në Luhansk, frikë për 60 viktima

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 09:03

Sirenat antiajrore janë dëgjuar gjatë natës pothuajse në të gjitha qytetet ukrainase, duke detyruar civilët të strehohen në vend të sigurta, për të shmangur bombardimet ruse.

Të dhënat më të fundit nga terreni bëjnë me dije se avionët rusë dyshohet të kenë vrarë 60 civilë që strehoheshin në një shkollë në fshatin e Bilohirivka në rajonin e Luhanskut.

Lajmi bëhet me dije nga shefi i ushtrisë në këtë rajon, Sergii Gaidai i cili deklaron se shkolla u shkatërrua totalisht nga bombardimet, ndërkohë që “të gjithë civilët që strehoheshin aty kanë mbetur nën rrënoja, me shumë mundësi kanë humbur jetën”.