Shërbimet online, moshat e treta në Korçë vështirësi me teknologjinë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 18:07

Shërbimet online, moshat e treta në Korçë vështirësi me teknologjinë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 18:07

Banorët e rajonit të Korçës po hasin vështirësi për marrjen e shumë shërbimeve bazë të cilat me vendim qeverie prej datës 1 maj merren vetëm online.

Nga një vëzhgim të bërë në Korçë e Pogradec rezulton se vështirësitë më të mëdha i kanë moshat e treta, të cilat nuk dinë të përdorin “e-Albania”-n apo nuk kanë akses në internet.

Kjo situatë duket se po shfrytëzohet për hapjen e shërbimeve të reja private për t’u ardhur në ndihmë përkundrejt pagesë së këtyre personave.

Nisur nga kjo situate, Prefekti i Korçës ka deklaruar se së shpejti do të zhvillohen takime informuese ku do të orientohen dhe asistohen personat që e kanë të vështirë kryerjen e shërbimeve online.