Shifra tronditëse, Ukraina pretendon se ka vrarë 25 mijë rusë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 13:18
Si shkaterrohet karvani me tanke ruse Ukraina publikon pamjet 1280x720

Shifra tronditëse, Ukraina pretendon se ka vrarë 25 mijë rusë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 13:18

Ukraina ka bërë një rishikim të bilancit të luftimeve të deritanishme përballë trupave ruse, të cilat kanë nisur më 24 shkurt dhe ende nuk ka një shenjë se kur do të përfundojë.

Në buletinin e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, bëhet me dije se forcat e rezistencës në 74 ditë luftime kanë vrarë më shumë se 25.500 trupa ruse.

Gjithashtu, pretendon se ka shkatërruar, 199 avionë, 155 helikopterë, 360 dronë, 1130 tanke, 509 mjete të artilerisë, 2714 blinda për transportin e trupave, 179 raketa hedhës, 12 anije, 1961 autobote dhe 86 njësi të mbrojtjes antiajrore.