Talebanët dekretojnë ligjin: Gratë nuk mund të dalin pa burka në publik

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 08:56
102543667 38397ecd 5048 4ef9 8fe7 9678d71732e1 1

Talebanët dekretojnë ligjin: Gratë nuk mund të dalin pa burka në publik

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 08:56

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan, do të sillte një përkeqësim të të drejtave të grave në vend.

Pasi u privuan nga mësimi, talebanët dekretuan ligjin që nuk lejon asnjë grua të dalë e pambuluar në publik, pa velin islamik.

Sipas liderit suprem, Hibatullah Akhundzada mbajtja e burkës në publik është diçka e respektueshme dhe tradicionale, duke paralajmëruar gjithashtu ndëshkime të rënda për këdo që e shkel këtë rregull.

“Gratë që nuk janë as shumë të reja dhe as shumë të vjetra, duhet të mbulojnë fytyrën para një burri që nuk është burri i saj. Nëse nuk kanë detyra të rëndësishme, në përgjithësi, është më mirë të qëndrojnë në shtëpi”, shkruhet mes të tjerash në dekret.