U arratis nga salla e gjyqit, policia vë në pranga 21-vjeçarin në periferi të qytetit të Korçës

Publikuar më: 8/5/2022, ora 14:53
Screenshot 1 4 1245x720

U arratis nga salla e gjyqit, policia vë në pranga 21-vjeçarin në periferi të qytetit të Korçës

Publikuar më: 8/5/2022, ora 14:53

21-vjeçari Kristjan Medolli u arratis nga salla e gjyqit në Korçë, aty ku do të jepej masa e sigurisë për të, pasi ishte arrestuar për vjedhje.

Pak pas arratisë, policia arriti ta vërë në pranga 21-vjeçarin në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës. Policia bën të ditur se ai u kap duke u fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit, i futur nëpër ferra e shkurre.

Mësohet se ai ishte vënë në pranga dy ditë më parë, pasi akuzohet për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom.