Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

U2 mbajnë koncert në stacionin e metrosë së Kievit

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 23:42 | Showbiz
U2 mbajnë koncert në stacionin e metrosë së Kievit

U2 në Kiev. Normalisht do të ishte një datë e shënuar për fansat e shumtë që grupi rock irlandez ka në atë vend, si në gjithë boten.

Por ngjarjet pas sulmit rus drejt Ukrainës kanë ndryshuar gjithçka, dhe sot performanca e tyre nuk ndodhi në një nga stadiumet e kryeqytetit, por thjesht në një stacion të metrosë.

https://twitter.com/StratcomCentre/status/1523262547889209346

Bëhet fjalë pikërisht për stacionin Khreschatyk, ku Bono dhe partneri i tij i pandashëm “The Edge”, të rrethuar nga qindra persona dhe në bashkëpunim me këngëtarin ukrainas  Taras Topolia, dhuruan një koncert të shkurtër duke dhënë edhe mesazhe të shumta mbështetje për kauzën ukrainase.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani