Verstappen triumfon në Majemi, mposht Ferrarin

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 23:29
Screenshot 12 3 1280x661

Verstappen triumfon në Majemi, mposht Ferrarin

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 23:29

Një fitore e madhe, ajo e sotmja, që shton shpresat e kampionit të botës Max Verstappen për të përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.

Holandezi triumfoi në cirkuitin e nxehtë të Majemit në Shtetet e Bashkuara, duke lënë pas dy Ferrarit e Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, ndërkohë që shoku i ekipit Sergio Perez siguroi vendin e katërt.

Renditja

Verstappen përfitoi nga një xhiro të parë fantastike duke marrë komandën e garës për mos ta lënë më. Sërish një garë e vështirë për britanikun Lewis Hamilton, që morri vendin e gjashtë, duke u kaluar edhe nga shoku i tij në Mercedes, George Russell.