Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Video e aksidentit në Tiranë, Benz G-Class përplas familjen në vijat e bardha

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 17:27 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar momentin e aksidentit të rëndë të ndodhur pak pas mesditës së të dielës në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Automjeti tip Benz G-Class, i drejtuar nga Ajas Sulejmeni, 39 vjeç, duket në video teksa lëvizte me shpejtësi dhe nuk ka frenuar aspak kur ka përplasur familjen, dy prindërit dhe fëmijën vetëm 3 muajsh, të cilët po ecnin në vijat e bardha.

Tre personat mbetën të plagosur nga aksidenti, ndërsa 39-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes për t’u vënë në pranga rreth 3 orë më pas nga policia.

Sipas policisë, ai ishte gjobitur edhe 8 herë të tjera për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani