Videoja e rëndë e përplasjes që iu mori jetën dy turistëve polakë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 11:50

Videoja e rëndë e përplasjes që iu mori jetën dy turistëve polakë

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 11:50

A2 CNN ka mundur të sigurojë videon ekskluzive të aksidentit të rëndë dy ditë më parë në Kryebushat të Shkodrës, ku humbën jetën dy turistë polakë.

Videoja e nxjerrë nga kamerat e sigurisë në biznesin pranë vendit ku ndodhi aksidenti tregon momentin e përplasjes së motorit ku udhëtonin çifti i polakëve me mjetin tip Golf.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për shkak të plagëve të marra dy turistët Waldemar Makowsk, 45-vjeç, dhe Marta Makowska 42 vjeçare,  nuk kanë mundur të mbijetojnë.