Zbulohet emri që synon të rivalizojë Berishën për kryetar të PD-së

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 18:09
PD 1 1280x720

Zbulohet emri që synon të rivalizojë Berishën për kryetar të PD-së

Përditësuar më: 8/5/2022, ora 18:09

Edhe pse në mesnatën e kaluar është mbyllur zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 22 majit, mësohet se për këtë garë ka paraqitur një kërkesë për të garuar edhe Ibsen Elezi.

Mësohet se ai ka depozituar dokumentet pranë Komisionit Operacional zgjedhor të PD, por ende nuk është bërë e ditur nëse kërkesa e tij është pranuar.

Para disa vitesh Elezi ka mbajtur postin e kryetarit të degës në Kukës, ndërkohë që pas 25 prillit ai ishte ndër të paret që kërkoi largimin e Bashës dhe tani është kritik edhe ndaj Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit. 7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për procesin zgjedhor për kryetar të PD.

Të premten, Berisha depozitoi dokumentet dhe u regjistrua si kandidat për kreun e PD. Më parë, ai është shprehur se do të shkojë në 22 maj edhe nëse do të jetë i vetëm në këtë garë. Ish-kryeministri theksoi se demokratët do të mbajnë një referendum për t’u përgjigjur me po ose jo nëse e duan Sali Berishën në krye të partisë.

Ibsen Elezi