“Dita e Europës”, BE “lyen” selinë qendrore me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 11:19
MB DITA E EUROPES frame 56 1280x720

“Dita e Europës”, BE “lyen” selinë qendrore me ngjyrat e flamurit të Ukrainës

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 11:19

Bashkimi Europian ndriçoi selinë qendrore në Bruksel me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në atë që konsiderohet dhe si “Dita e Europës”.

“Ndërtesat tona po shkëlqejnë me ngjyrat e flamurit ukrainas. Shkëlqejnë po aq sa shpresa jonë për të parë paqen në Europë. Dhe për të filluar të thurim të ardhmen tonë të përbashkët me miqtë tanë ukrainas”, shkruan në twitter presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Një sërë eventesh janë përgatitur nga BE për të festuar këtë ditë të shënuar për bllokun.

“Dita e Europës” shënon përvjetorin e deklaratës së Schuman, që propozoi unionin franko-gjerman të qymyrit dhe çelikut, që më pas u shndërrua në Bashkimin Europian që vijon dhe sot.