Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Drafti i PD për presidentin, dy grupet e demokratëve nuk gjejnë një emërues të përbashkët

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 20:03 | Politikë
Drafti i PD për presidentin, dy grupet e demokratëve nuk gjejnë

Korumin për të miratuar draftin që përcaktonte kriteret që opozita kërkon që t’ja vendosë kusht mazhorancës për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, nuk e kishte, por kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj theksoi se u morën vendime të rëndësishme në mbledhjen që u mbajt në selinë blu 

Sipas kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ky draft është  një lojë të turpshme nga Alibeaj e Basha për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual

“Rama bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf,  Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të tij me e-mail. Në finale, kandidati i Ramës do dalë nga goja e L.B, E.A Nuk e di në se ata deputetë (të zgjedhur me votat e demokratëve) që vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshtë viktima naive që po përdoren apojanë me vullnet të plotë në këtë lojë ?! Përgjegjësia është e tyre”, shprehet Paloka.

Për Komisionin e Rithemelimit ky draft vërteton marrëveshjen Rama–Basha–Alibeaj.

“Rama me ndihmën e dyshes të emëruar prej tij Basha-Alibeaj zgjedh Presidentin e tij, propozuar nga pseudo-opozita dhe mendon se mbyll në mënyrën më të turpshme dhunimin masiv të zgjedhjeve të 25 prillit, 2021. Në këtë marrëveshje del qartë se kriteret janë ato që ka shpallur Rama, por tani, nëpërmjet binomit Basha-Alibeaj, i paraqet ato si të opozitës. Për të maskuar këtë fakt skandaloz, është vendosur si gjethe fiku, një kriter qesharak sipas të cilit kandidati për president të mos ketë patur 5 vitet e fundit asnjë funksion në shtet”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar munguan më shumë se gjysma e deputetëve demokratë  

A2 CNN Livestream

Dita jonë