Eksperti analizon aksidentin e rëndë, ku gaboi shoferi i Benz G-Class

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 15:09

Eksperti analizon aksidentin e rëndë, ku gaboi shoferi i Benz G-Class

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 15:09

Aksidentet rrugore kanë prodhuar lajme dhe viktima në ditët e fundit. Pavarësisht se kontrollet nga policia janë shtuar, sërish aksidentet vijojnë.

Për këtë çështje foli në A2 CNN Mamir Hodo, ekspert i sigurisë rrugore, i cili analizoi aksidentin e një dite më parë në Rrugën e Kavajës, ku mbetën të plagosur teksa po kalonin mbi vijat e bardha, çifti dhe foshnja 3 muajsh.

Eksperti u shpreh se drejtuesi i makinës ka parë këmbësorët në një distancë rreth 7-9 larg dhe ka frenuar vetëm në momentin kur ka qenë mbi vijat e bardha.

“Kam qenë afër aksidentit kur ai ndodhi. Shoferi i ka konstatuar këmbësorët rreth 7-9 metra larg vijave të bardha. Ndërkohë, gjurmët tregojnë se makina ka goditur këmbësorët në frenim e sipër dhe më pas ka devijuar në anën e djathtë duke përplasur edhe një person që po lëvizte me biçikletë.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë shpejtësi tej normave të lejuara, bëhet fjalë për një shpejtësi rreth 40-45 kilometra në orë. Megjithatë, derisa kaloi mbi vijat e këmbësorëve, këtu nuk diskutohet më për shpejtësi. Këtu diskutohet për pavlerësim të situatës. Drejtuesi i mjetit ose ka qenë duke përdorur celularit ose nën efektin e substancave të ndaluara, nuk ka qenë në rregull nga pikëpamja psikike dhe nuk ka arritur të konstatojë burimin e rrezikut që ishte duke iu shfaqur”, shprehet eksperti.