Finalja e Conference League, çmimet e dhomave të hoteleve në Tiranë rriten me 10 deri në 15 herë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 16:28

Finalja e Conference League, çmimet e dhomave të hoteleve në Tiranë rriten me 10 deri në 15 herë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 16:28

Çmime që nisin nga 300 deri në 3 mijë euro nata dhe 98 për qind të dhomave të prenotuara. Është kjo “atmosfera” e çmimeve të hoteleve në Tiranë, 2 javë nga finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoord, e cila luhet në stadiumin, “Air Albania”.

E tepruar dhe e nxituar… Kështu e përkufizojnë rritjen gati abuzimeve të çmimeve, përfaqësues të hotelerisë. “Ka një rregull shumë të artë në hoteleri, që çmimi duhet të justifikojë gjithmonë vlerën që merret. Dhe në këtë rast, vlera e çmimit është përtej dhomës së hotelit, sepse është vlera e ndeshjes. Nuk e di nëse këto vlera që kanë dalë në treg, e justifikojnë vlerën e këtij eventi. Besoj që është rritje shumë e madhe dhe pak e tepruar e shumë e nxituar”, thotë Gladiola Dona, trajnuese në fushën e hoteleri-turizmit.

Ekspertë të fushës thonë se përfitimi i bizneseve hoteliere do të bjerë në afatgjatë mbi imazhin e vendit në drejtim të turizmit. “Shumë prej tyre do të jenë turistë për herë të parë, nuk jam e sigurt nëse do të ketë herë të dytë”, thotë Dona.

Referuar të dhënave nga platforma si Booking Apo Momondo, në këtë pjesë të vitit çmimet e hoteleve në Tiranë luhaten nga 50 deri në 200 euro nata. Kjo do të thotë që rritje e çmimeve me rastin e finales së Ligës së Konferencës shkon nga 10 deri në 15 herë më shumë.