Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Finalja e Kupës së Italisë, Allegri ndjek rekordin. Inter kërkon të thyejë mallkimin

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 17:01 | Futboll
Finalja e Kupës së Italisë, Allegri ndjek rekordin. Inter

Më 11 maj, Juventusi dhe Interi do të sfidohen në finale e Kupës së Italisë. Me gjasë, ky do të jetë shansi i fundit për dy skuadrat që të fitojnë një trofe në këtë edicion.

Por, në finale ka edhe beteja të tjera. Max Allegri ka shansin ta fitojë Kupën për herë të pestë në karrierë, duke vendosur një primat absolut. Momentalisht, ai është në kuotën e 4 trofeve të fituar, aq sa kanë edhe Sven-Göran Eriksson dhe Roberto Mancini.

Interi në anën tjetër, do të paraqitet në finalen e mesjavës, pasi i ka fituar dy ndeshjet e fundit përballë Juventusit. Megjithatë, skuadra e Inzaghit ndodhet përpara një tabuje, sepse asnjëherë në histori nuk kanë fituar tre ndeshje me radhë ndaj bardhezinjve, aq më tepër brenda një sezoni.

Sfida e orës 21:00 në “Olimpico” të Romës do të jetë përballja e tretë historike e Juventusit dhe Interit në finalen e Kupës së Italisë. Në të dy rastet e mëparshëm, në vitet 1959 dhe 1965, bardhezinjtë kanë dalë fitimtarë.

Kjo do të jetë ndeshja e 21 që Juventusi luan për trofeun, duke qenë skuadra që ka regjistruar më tepër finale. Në rast triumfi, Zonja e Vjetër mund të bëhet ekipi i pestë, në pesë ligat më të mëdha europiane, që e fiton trofeun të paktën 15 herë. Rekordi mbahet nga Barcelona me 31 triumfe, e ndjekur nga Athletic Bilbao me 23, Bayern 20 dhe Real Madrid me 19 kupa të fituara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë