Këlliçi: Presidenti duhet të jetë thellësisht politik, Alibeaj bën mbledhje me 3 persona

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 20:09

Këlliçi: Presidenti duhet të jetë thellësisht politik, Alibeaj bën mbledhje me 3 persona

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 20:09

Belind Këlliçi nga Komisioni i Rithemelimit ka komentuar draftin e Enkelejd Alibeaj për presidentin e ri. Deputeti i PD u shpreh se ky draft fakton farsën, siç e quajti ai, të Edi Ramës për kapjen e këtij institucioni.

“Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të negociuar në emër të PD. Ai është shkarkuar nga Kuvendi i datës 30 prill. Të bësh mbledhje me 3 persona e ta quash mbledhje të kryesisë është e turpshme. Drafti i Alibeajt fakton legjitimimin e farsës së Ramës për kapjen edhe të institucionit të presidentit. Në pikën një shkruhet se kandidatët për president nuk duhet të kenë eksperiencë politike në 5 vitet e fundit dhe duhet të vijnë nga rrjeti i shoqatave jo fitimprurëse. Ky është një propozim që i shkon përshtat kryeministrit”.

Më tej, ai theksoi se Presidenti i Republikës duhet të jetë thellësisht politik dhe jo jashtë politikës, siç është shprehur kryeministri Rama.

“Në gjykimin tim momenti, presidenti duhet të jetë thellësisht politik. Edhe e majta dhe e djathta kanë plotë figura që janë përtej forcave të tyre politike”, tha Këlliçi.