Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Klasat e pesta në provim, Ministria mat cilësinë, nxënësit janë të paqartë

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 10:32 | Aktualitet
Klasat e pesta në provim, Ministria mat cilësinë,

Në 23 maj rreth 30 mijë nxënës të klasave të pesta do të zhvillojnë testin e integruar në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre. E ndërkohë që kanë nisur përgatitjet, të vegjlit ankohen për paqartësi në pyetjet dhe përgjigjet e materialeve përgatitore.

Rreth 30 mijë nxënës të klasave të pesta në shkollat e vendit, më 23 maj do të zhvillojnë testin e integruar në Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.

Këtë vit, provimi i integruar do të jetë pak më ndryshe.

Ndërkohë, nxënësit kanë nisur të përgatiten për të pasur rezultate sa më të mira, por ata po hasen me një problem.

Sipas Përgjegjëses së Sektorit të Provimeve e Vlerësimeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Afërdita Mëhilli, nxënësit nuk duhet të shqetësohen... në testin e integruar ato do të kenë pyetje vetëm mbi ato çka kanë mësuar në 5 vite.

Vlerësimi i arritjeve  të  nxënësve  të  arsimit fillor në tre lëndët do të nisë në orën 10:00 të mëngjesit të së hënës së 23 majit dhe do të zgjasë 1 orë e 30 minuta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë