Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kriteret për presidentin, Salianji: Në favor të Ramës, nuk ka vendim të grupit parlamentar

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 11:33 | Politikë
Kriteret për presidentin, Salianji: Në favor të Ramës, nuk

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD Ervin Salinji mohoi të ketë një vendim të shumicës së deputetëve në lidhje me kriteret e presidentit të ri. Sipas tij, mbledhjet e thirrura nga Alibeaj nuk kanë patur kourumin e nevojshëm për vendimmarrje.

“Kam komunikuarr me pjesën më të madhe të tyre dhe nuk kam pasur njoftim për mbledhje të kryesisë së grupit parlamentar.  Rrjedhimisht nuk ka mbledhje se nuk ka kuorum se mbledhje me 3 persona të cilët i plotësojnë kriteret që shkojnë në favor të Ramës. Dua ta besoj që është naivitet politik, se të thuash që kandidati për president të mos jetë i angazhuar politikisht është të shkosh pas Ramës. Fjalimi i Ramës në kuvend një javë më parë ishte që presidenti nuk duhet të vijë nga politika dhe përjahston grupet parlamentare. Unë do të njoh vendimmarrjen e grupit parlamentar të PD dhe padiskutim është institucioni i pakontestuar dhe vendimmarrjet duhet të merreshin këtu. Për fat nuk ka një mbeldhje tjetër se nuk e ka fuqinë për të mbledhur. Pamë që selia e PS u dorëzua me çelësa në dorë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani