Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Macron pret shpresat e Ukrainës: Duhen disa dekada për t’u anëtarësuar në BE

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 21:07 | Bota
Macron pret shpresat e Ukrainës: Duhen disa dekada për t’u

Presidenti francez, Emmanuel Macron iu ka prerë shpresat autoriteteve ukrainase në lidhje me aplikimin e tyre për anëtarësim me procedurë të përshpejtuar për në Bashkimin Europian.

Kreu i Elizesë bën me dije se ndoshta do të duhen disa dekata që Ukraina të bëhet pjesë e Unionit Europian me të drejta të plota.

Megjithatë, Macron deklaron se Ukraina është tashmë një anëtare e familjes europiane për shkak të luftës dhe guximit të treguar gjatë këtyre ditëve të luftimeve.

Macron gjithashtu i tha Parlamentit Evropian se shpreson që BE të ecë përpara në pranimin e Ukrainës, ndërkohë që ajo ka plotësuar pyetësorin e dytë si pjesë e procesit të aplikimit në BE.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani