Marshim me simbolin “Z”, “Dita e Fitores” në Serbi shkon në mbështetje të Rusisë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 15:45

Marshim me simbolin “Z”, “Dita e Fitores” në Serbi shkon në mbështetje të Rusisë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 15:45

Himni kombëtar i Rusisë është luajtur në Beograd, teksa qindra serbë, përfshirë zyrtarë të lartë qeveritar, u mblodhën për të përkujtuar “Ditën e Fitores” së sovjetikëve ndaj Gjermanisë naziste. Kjo tregon edhe njëherë tendosjen politike të një vendi të lidhur prej kohësh me Moskën, por që tani përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Në marshimin në homazh të ushtarëve serbë dhe sovjetikë që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore, një pjesëmarrës mbante një duar letrën Z, simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Një tjetër kishte sjellë një portret të madh të presidentit Vladimir Putin.

“Dita e Fitores është një festë e madhe për të gjithë europianët, rusët, ukrainasit dhe të gjithë të tjerët! Sepse fashizmi është mposhtur atë datë, në Ditën e Fitores, pas sakrificave të mëdha njerëzore dhe morale”, tha Nataliya Makutina, banore e Beogradit. “Paqja do të rivendoset. Shpresoj që të gjithë, ashtu si stërgjyshërit tanë që luftuan për vetëm 1 minutë lirë, të luftojnë për paqen e vërtetë”, tha një tjetër banor, Nebojsa Radic.

“Jam këtu sepse stërgjyshi im marshoi nga Moska për në Berlin, pasi ishte gjeneral në luftë. Së dyti, nuk dua që ajo t’u ndodhë sërish fëmijëve të mi. Besoj se kjo është kritike, veçanërisht në këtë moment, kur njerëzit duhet të kujtojnë sakrificat e bëra në Ditën e Fitores”, tha Marija Deuric, banore e Beogradit.

Serbia, e cila është bombarduar nga NATO për shkak të masakrave që po kryente në Kosovë, ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë dhe nuk ka mbështetur sanksionet e perëndimit.