Nuk i funksiononin frenat, 35-vjeçari hidhet nga kamioni dhe ndërron jetë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 11:04
ambulance 1024x576

Nuk i funksiononin frenat, 35-vjeçari hidhet nga kamioni dhe ndërron jetë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 11:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has. Një 35-vjeçar nga hasi ka humbur jetën pasi u hodh nga kamioni. Policia njofton se i riu u hodh nga kamioni, pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit

Has/Informacion paraprak 

Rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has, shtetasi S. J., 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, duke drejtuar mjetin tip kamion dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.