Nuk ka fitore në tavolinë, Brazil-Argjentinë do të riluhet

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 22:01
brazil argjentine 1280x720

Nuk ka fitore në tavolinë, Brazil-Argjentinë do të riluhet

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 22:01

FIFA bën me dije se ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, do të luhet pasi komisioni i apelit refuzoi ankesën e dy federatave.

Ndeshja e planifikuar për në 5 shtatorin e kaluar në Sao Paolo, u ndërpre pas vetëm pesë minutash lojë për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve shëndetësore vendase, të cilët akuzuan katër lojtarë argjentinas për shkelje të protokollit kundër Covid.

FIFA në shkurt vendosi të riluajë ndeshjen dhe të pezullojë katër lojtarë argjentinas për dy ndeshje, duke vendosur dënime për një sërë shkeljesh ndaj dy federatave, të cilat e apeluan dhe e humbën atë.

Tashmë është vendosur që ndeshja të riluhet ndonëse të dyja kombëtaret janë kualifikuar për Botërorin e Katarit.