Paradë ushtarake në Minsk, “Dita e fitores” festohet edhe në Bjellorusi

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 17:00
KR RUSIA PARADA PUTINI frame 0 1280x720

Paradë ushtarake në Minsk, “Dita e fitores” festohet edhe në Bjellorusi

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 17:00

Ashtu si Rusia, edhe Bjellorusia ka mbajtur një paradë ushtarake për të festuar “Ditën e Fitores” kur forcat sovjetike triumfuan ndaj Gjermanisë naziste.

Trupat marshuan me flamuj në duar në kryeqytetin Minsk, duke mbajtur edhe fotografi të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bjellorusia është aleat i ngushtë i Rusisë dhe kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta përpara se Moska të niste luftën në Ukrainë.

Presidenti Aleksandër Lukashenko ka konfirmuar se ushtria e tij nuk do të marrë pjesë në atë që Rusia e konsideron “operacion special ushtarak” në Ukrainë. Pavarësisht kësaj, perëndimi e konsideron regjimin e Minskut bashkëpunëtor të Putinit dhe i ka vendosur sanksione.