Presidenti i KE strehohet në bunker gjatë vizitës në Odesa

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 18:18

Presidenti i KE strehohet në bunker gjatë vizitës në Odesa

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 18:18

Gjatë vizitë në Odesa, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel është detyruar të futet në një vendstrehim për shkak të një sulmi ajror të avionëve rusë.

Michel ishte duke zhvilluar një vizitë në qytetin port të Ukrainës për të parë nga afër impaktin e luftës ruse në zinxhirin e furnizimit global me ushqime bazë.

Sulmi ndodhi ndërsa zyrtari i lartë europian po bisedonte me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal për ndihmat humanitare, ekonomike dhe ushtarakë të Europës për Kievin.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të jesh këtu. Kjo është një ditë simbolike dhe është e rëndësishme të tregojmë se nuk jemi të frikësuar nga Moska. Prania ime këtu simbolizon mbështetjen e palëkundur të BE-së për Ukrainën. Dua të konfirmoj se do të ofrojmë mbështetjen maksimale për ju, për ekipin tuaj dhe popullin ukrainas”, u shpreh Michel.