Sëmundja e lisë, mjekët: Raste të shtuara tek fëmijët, mos neglizhoni shenjat

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 16:46

Sëmundja e lisë, mjekët: Raste të shtuara tek fëmijët, mos neglizhoni shenjat

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 16:46

Pas qetësimit të situatës nga pandemia, rishfaqen sëmundjet ngjitëse kryesisht tek fëmijët. Lia e dhenve, e njohur ndryshe si variçela, këtë periudhë ka shtuar numrin e të prekurve.

Mjekët infeksionistë tregojnë se dimri dhe pranvera janë stinët kur kjo sëmundje përhapet më shumë tek fëmijët e kopshteve dhe shkollave. Nuk kanë munguar rastet me variçelë që kanë kërkuar trajtim spitalor, ndaj mjekët këshillojnë prindërit të mos neglizhojnë sëmundjen.

Mjekja infeksioniste Rajda Petrela tregon se sëmundja e lisë merrët gjatë kontaktit me të sëmurin.

Variçela shfaqet me temperaturë, me shenjat e kuqe dhe më pas puçrra në të gjithë trupin që, sipas mjekëve, këkojnë kujdes të veçantë. Infeksionistët thonë se kjo sëmundje vijon të ketë përhapje në vendin tone, pasi në kalendarin e vaksinimit nuk është futur ende vaksina kundër variçelës.

Kalimi i sëmundjes së variçelës lë imunitet të përhershëm. Tek të vegjlit, sëmundja ka forma më të lehta, ndërsa të rriturit e kalojnë më rëndë.