Sezoni turistik, strukturë për mbledhjen e mbetjeve të ndotësve të mëdhenj

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 14:14
Screenshot 1 5 1251x720

Sezoni turistik, strukturë për mbledhjen e mbetjeve të ndotësve të mëdhenj

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 14:14

Në prag të nisjes së sezonit të verës, ku numri i pushuesve në plazhet e Durrësit dhe Kavajës rritet ndjeshëm, qeveria dhe pushteti lokal paralajmëruan një skemë të re për grumbullimin e mbetjeve që, sipas tyre, do t’i japë zgjidhje problemit.

Gjatë një vizite në Golem për inspektimin e punimeve për infrastrukturën rrugore dhe të kanalizimeve, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, tha se këtë të hënën në këshillin bashkiak do të miratohet vendimi sipas të cilit udhëzohen ndotësit e mëdhenj, si hotelet, restorantet dhe supermarktetet që të mos i hedhin plehrat në koshat e caktuara për familjet. “Do të shkojmë ne t’ua marrim në vend”, i tha Sako kryeministrit Rama.

“Subjektet nuk duhet të përdorin koshat dhe duhet të lënë mbeturinat te dera në një orar të caktuar dhe të shkojë t’i marrë struktura që kemi ngritur bashkërisht”, konfirmoi Rama. “Në mënyrë që të ndryshojë e gjithë skema e pastrimit dhe qasja e subjekteve.  Hotelet e kanë interesin e tyre të parë që vendi t’i rrijë pastër, restorantet po ashtu”.