Siguria rrugore, ekspertët: Të hiqet miti i kundërvajtësve të fortë në rrugë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 16:29

Siguria rrugore, ekspertët: Të hiqet miti i kundërvajtësve të fortë në rrugë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 16:29

Aksidenti i rëndë i ndodhur në fundjavë në Tiranë ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë rrugore apo dhe mënyrën se si ngjarje të tilla duhet të parandalohen.

“Sa herë ndodh një ngjarje dhe nisin hetimet, dalin një sërë procedurash që kanë ndodhur ngjarje të tjera ku institucionet nuk kanë bërë atë që u thotë ligji, parandalimin. Për sa kohë ne nuk kemi një funksion të shtuar për parandalimin, do ta kemi të pamundur të ndalojmë ngjarje si ajo e fundit”, shprehet Ervin Karamuça, nga Fakulteti i Drejtësisë.

Për Ervin Karamuçën ka mjaft raste për të cilat policia nuk vepron, kjo pasi sipas tij, blutë vuajnë nga një sindromë. “Në disa raste, policia vuan edhe nga sindroma e “urdhri i dytë anulon të parin. Kjo do të thotë se kur ti ke ndërmarrë si oficer policie një veprim ndaj kundërvajtësit dhe menjëherë të vjen një mesazh në celular: Liroje se e njohim. Jo, ka ardhur koha të mos ketë zbutje. Këto janë vrasje të mirëfillta. Kjo nuk bëhet me fushatë, duhet të bëhet një punë e vazhdueshme të zhduket miti i të fortit”.

Në tremujorin e parë të vitit 2022, numërohen 285 aksidente rrugore nga 323 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më pare. Por edhe pse shifrat mund të jenë në rënie, sërish viti kalendarik në Shqipëri mbyllet me një numër të lartë aksidentesh.