“Të kesh pak kujtesë të bën të jetosh më mirë”, studimi: Aftësia për të harruar është po aq e dobishme sa ajo për të kujtuar

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 09:44
kujtesa 1280x720

“Të kesh pak kujtesë të bën të jetosh më mirë”, studimi: Aftësia për të harruar është po aq e dobishme sa ajo për të kujtuar

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 09:44

Ndonjëherë na ndodh të harrojmë se ku janë çelësat e shtëpisë, ose të mos kujtojmë menjëherë emrin e një aktori të madh në një film të famshëm. Por kjo nuk ka pse të na trembë, pasi në studimin e fundit, pak harresë, është jo vetëm normale, por edhe dobiprurëse.

Studimi më i fundit i thelluar mbi këtë temë, i cili ka përfshirë disa studiues vitet e fundit vjen me Harresën: Përfitimet e të mos kujtuarit, (Forgetting: The benefits of not remembering). Është puna më e fundit nga Scott Small, profesor i neurologjisë dhe psikiatrisë, i cili drejton Qendrën Kërkimore të Alzheimerit të Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork.

Scott Small, i cili lufton çdo ditë me gabimet e kujtesës së pacientëve të tij, shpjegon në një mënyrë të thjeshtë por të thelluar se si, për një tru të shëndetshëm, aftësia për të harruar është po aq thelbësore sa aftësia për të kujtuar. Dhe se heqja e kujtimeve nuk është një proces pasiv, por një veprim aktiv thelbësor për të reduktuar zhurmën e sfondit të informacionit të padobishëm.

“Aftësia për të harruar atë që nuk është thelbësore e ndihmon trurin të mendojë më mirë, t’i japë përparësi vetes, të marrë vendime më të shpejta dhe më të mira dhe gjithashtu të jetë më kreativ. Si përfundim, harresa normale, e balancuar me një kujtesë adekuate, na jep një mendje më fleksibël”, shpjegon eksperti.

Natyrisht, nuk duhet ngatërruar me humbjen patologjike të kujtesës së dikujt që po rrëshqet në demensia, por jo supermemoria ose hipertimezia, konsiderohet gjithashtu një problem. Small arrin në konkluzionin se: “Ata që kujtojnë në detaje atë që hëngrën për drekë tridhjetë vjet më parë nuk janë më të aftë se kushdo tjetër për të kujtuar një numër telefoni ose ku i vendosin çelësat, sepse kujtesa e hekurt është vetëm ajo autobiografike, ajo për faktet e jetës. Dhe ta kesh atë nuk është një avantazh: të kujtosh çdo dhimbje, keqardhje, përvojë traumatike burgosesh në një ekzistencë të vuajtëse”.