Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Titulli në basketbollin e femrave, Flamurtari mposht Partizanin në ndeshjen e parë finale 

Nga A2 CNN
9 Maj 2022, 15:31 | Sporte të tjera
Titulli në basketbollin e femrave, Flamurtari mposht Partizanin në

Flamurtari në basketboll për femra ka marrë një fitore të thellë përballë Partizanit në ndeshjen e pare finale për titullin kampion.

Ekipi vlonjat ka dominuar totalisht ndeshjen dhe tashmë hedh vëmendjen nga ndeshja e dytë që do të luhet të enjten në Tiranë. Skuadra e drejtuar nga Elona Hasanaj e nisi vrullshëm ndeshjen që në 10 minutat e para dhe fitoi periodën e parë me rezultatin 24-10.

E njëjta tablo ishte në 10 minutat e dyta. Flamurtari luajti shumë mirë në mbrojtje dhe me shpejtësi në sulm, ndërsa në përfundim të dy periodave të para vlonjatet udhëhoqën 51-21. Edhe pas pushimit, Flamurtari vijon dominimin në parket dhe mbylli periodën e tretë 70-39. Në 10 minutat e fundit për ekipin vlonjat rëndësi kishte administrimi i rezultatit dhe në fund gjithçka përfundoi 94-51.

Përballja e dytë për titullin kampion mes Flamurtarit dhe Partizanit do të luhet këtë të enjte në orën 18:00 në pallatin e sportit Asllan Rusi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani