Zelensky: Rusia do të humbasë, sepse e keqja humbet gjithmonë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 08:11
zelensky 3 1280x720

Zelensky: Rusia do të humbasë, sepse e keqja humbet gjithmonë

Përditësuar më: 9/5/2022, ora 08:11

Në prag të Ditës së Fitores, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se e gjithë bota e lirë mund të shihte se Ukraina ishte “pala e së mirës në këtë luftë”, duke shtuar se Rusia “do të humbiste, sepse e keqja humbet gjithmonë”.

Presidenti ukrainas akuzoi rusët për “bombardime të rënda” në disa rajone të Ukrainës, përfshirë atë që vrau 60 njerëz të fshehur në një shkollë në Luhansk.

Sipas Zelensky-t Ukraina është pjesë e botës së lirë dhe e një Evrope të bashkuar, ndërsa Rusia është e vetme.

“Ukraina është tashmë një pjesë e plotë e botës së lirë dhe e një Evrope të bashkuar. Ky është një kontrast i qartë me vetminë e Moskës në të keqen dhe urrejtjen”.

Udhëheqësit perëndimorë përdorën gjithashtu rastin e Ditës së Fitores për të denoncuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Ndërkaq kryeministri Justin Trudeau njoftoi rihapjen e ambasadës kanadeze në Kiev, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësi premtoi gjithashtu ndihmë tjetër ushtarake, duke përfshirë dronë, imazhe satelitore, armë të vogla, municione dhe fonde për çminim. Trudeau tha gjithashtu se vendi i tij do të heqë tarifat për të gjitha produktet e importuara nga Ukraina për vitin e ardhshëm.

“Është e qartë se Putini është përgjegjës për krimet e tmerrshme të luftës dhe duhet të përgjigjet për to”, shtoi ai.