Zgjedhja e Presidentit, Balla rrëzon propozimin e Alibeajt: Maksimalist dhe i pavend

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 00:16

Zgjedhja e Presidentit, Balla rrëzon propozimin e Alibeajt: Maksimalist dhe i pavend

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 00:16

Socialistët hodhën poshtë draftpropozimin për zgjedhjen e Presidentit, të hartuar nga Enkelejd Alibeaj, para se ky i fundit t’ia prezantonte të tijëve në mbledhjen e grupit.  

“Propozimi i tyre është maksimalist. Më duket pavend, që në një tryezë t’i thuash tjetrit se nuk ka të drejtë të propozojë”, tha Balla.

Duke e vlerësuar për inciativën e hartimit të një propozimi, Balla i kujtoi Alibeajt të drejtën e mazhorancës për të bërë propozimet e saj.

Draftpropozimit të Alibeajt, Balla i gjeti një vend, teksa deklaroi se mund të përdoret për procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. 

Procesi i zgjedhjes së Presidentit pritet të nisë ditën e martë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, me miratimin e agjendës parlamentare për votimin e kandidaturave.