Gjenden 44 trupa nën rrënojat e një ndërtese në Kharkiv

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 10:53
ndertesa 1280x720

Gjenden 44 trupa nën rrënojat e një ndërtese në Kharkiv

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 10:53

Trupat e 44 civilëve u gjetën nën rrënojat e një ndërtese në Izyum në rajonin Kharkiv. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ukrainase, duke cituar Oleg Sinegubov, kryetar i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv-it.

“Në Izyumin e pushtuar përkohësisht, nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe, të cilën pushtuesit e shkatërruan në dhjetëditëshin e parë të marsit, u gjetën trupat e 44 civilëve të vdekur”, deklaroi fillimisht ai.

Sipas zyrtarit ukrainas, ky është një tjetër krim i tmerrshëm lufte i forcave ruse kundër popullatës civile.

“Ne po regjistrojmë secilin dhe ata do të paguajnë për secilin!”, shtoi Sinegubov.