Gjurmuesi i radarëve, shqetësim, pajisja sinjalizuese që po shitet në internet

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 16:41

Gjurmuesi i radarëve, shqetësim, pajisja sinjalizuese që po shitet në internet

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 16:41

Ky është një zbulues radarësh. Pajisja sinjalizuese tregon se ka një radar në rrugë, kështu që drejtuesi mjetit mund të ngadalësojë shpejtësinë në kohë duke evituar kështu një gjobë të majme nga Polici.

Atë mund ta gjesh kudo. Dhjetëra faqe në internet e shesin pajisjen për vlera që nis nga 50 euro. 
Teksa e vlerësojnë si një dukuri shqetësuese e në rritje, ekspertë të fushës kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të parandaluar tregtimin e gjurmuesve të radarëve.

Pajisja sinjalizuese vendoset në xhamin e përparmë të mjetit dhe tregon prezencën e radarëve deri në një distancë prej 1 kilometër.