Jo vetëm Ukraina, Rusia ka të hapura edhe 5 konflikte të tjera

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 16:45

Jo vetëm Ukraina, Rusia ka të hapura edhe 5 konflikte të tjera

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 16:45

Rusia ka shumë konflikte të hapura, herë pas here joaktive, në atë që e konsideron zonën e saj të ndikimit. Ato janë të ashtuquajturat “konflikte të ngrira”, të cilat ndryshojnë në intensitet në varësi të dëshirës së Kremlinit për të intensifikuar forcat e tij dhe presionin ndaj kundërshtarëve përtej kufirit.

Aktualisht, ajo po i bën presion Perëndimit me konfliktet në Gjeorgji, Moldavi, Donbas, Siri dhe Nagorno-Karabakh.

Ukraina është vetëm një kapitull më shumë në aspiratat ushtarake dhe gjeopolitike të Presidentit rus Vladimir Putin. Prandaj, është e nevojshme të rishikohen 5 konfliktet në të cilat Rusia është zhytur aktualisht.