Kriza e çmimeve, në Gjirokastër, lista të gjata edhe për ilaçe në farmaci

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 11:36

Kriza e çmimeve, në Gjirokastër, lista të gjata edhe për ilaçe në farmaci

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 11:36

Pensionistët në Gjirokastër po detyrohen të shkruajnë emrat në listat e farmacive ku marrin ilaçet. Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe në përgjithësi kriza e çmimeve që ka mbërthyer vendin prej dy muajsh ka bërë të pamundur që moshat e treta të sigurojnë barnat e nevojshme.

Sikur të mos mjaftonin listat e debitorëve në markete për produktet ushqimore, duket se këto lista po shtohen edhe në farmacitë e Gjirokastrës. Veçanërisht gjatë muajve të fundit kur popullata po përballet me një rritje të konsiderueshme të çmimeve të produkteve ushqimore, një pjesë e mirë e pensionistëve e kanë të pamundur të blejnë ilaçet.

Një prej farmacistëve në qytetin e Gjirokastres shprehet se lista e debitorëve kohët e fundit është shtuar se tepërmi.

Ndërsa vetë pensionistët detyrohen të bëjnë ndonjë punë për të siguruar gjërat bazike për të jetuar, ndërsa të tjerë mbeten në dashamirësinë e tregtarëve të ushqimeve, apo ilaçeve për t’i marrë me lista, produktet që u nevojiten.

Gjirokastra është ndër bashkitë që po përjeton më shumë braktisjen nga të rinjtë, ndërsa në qytet kanë mbetur moshat e treta dhe familjet e pamundura për të lëvizur.