Liverpool fiton ndaj Aston Villa, barazon rekordin e veçantë të Manchester City

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 22:58
liverpool 1

Liverpool fiton ndaj Aston Villa, barazon rekordin e veçantë të Manchester City

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 22:58

Liverpool është shndërruar ditën e sotme në ekipin e dytë në historinë e Premier League që ka arritur të shënojë të paktën 15 gola me 3 lojtarë të ndryshëm në një sezon të vetëm.

Në fitoren e sotme 2-1 ndaj Aston Villa, Sadio Mane realizoi golin e 15 të tij në kampionat, duke iu bashkuar shokëve të tij të ekipit, Salah dhe Diogo Jota, të cilët kanë shënuar respektivisht 22 dhe 15 gola.

I vetmi ekip që e ka bërë këtë gjë më parë ka qenë Manchester City i sezonit 2013-2014, me Yaya Touré, Sergio Agüero dhe Edin Dzeko.