Mozarti, muzikanti gjenial në histori, shkroi mbi 600 pjesë muzikore në një kohë të shkurtër
Mozarti, muzikanti gjenial në histori, shkroi mbi 600 pjesë muzikore në një kohë të shkurtër
Mozart tregoi aftësi të jashtëzakonshme që nga fëmijëria e tij e hershme. Ai nisi të kompozonte që në moshën pesëvjeçare dhe interpretoi përpara familjeve mbretërore Evropiane. Biografë të shumtë tregojnë për dhuntinë fenomenale të fëmijës mrekullibërës, për dëgjimin e tij unik dhe kujtesën e jashtëzakonshme.
Në total, Mozart shkroi mbi 600 pjesë muzikore, duke përfshirë 16 mesha, 14 opera, 41 simfoni, 27 koncerte për piano, 5 koncerte për violinë, 8 koncerte për instrumente frymore dhe orkestër e shumë të tjerë. Jeta e Mozartit ishte e shkurtër. Ai vdiq në moshën 35-vjeçare dhe ngelet kompozitori me më ndikim në epokën moderne.