Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në burg për inceneratorët, Lefter Koka ankimoi masën, Apeli cakton datën e seancës për ish-ministrin

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 19:11 | Kronikë
Në burg për inceneratorët, Lefter Koka ankimoi masën, Apeli

Ish-ministri Lefter Koka provon më 17 maj në Gjykatën e Posaçme të Apelit të kërkojë lirinë. Apeli caktoi këtë datë për seancën gjyqësore ku do të shqyrtojë kërkesën për liri nga masa e "arrestit në burg" të ish-ministrit të mjedisit të akuzuar për "korrupsion", "shpërdorim të detyrës" dhe "pastrim të parave" lidhur me inceneratorin e Fierit.

Së bashku me të Apeli do të shqyrtojë kërkesat për zbutje të masës së sigurisë të dhënë nga Gjykata e Posaçme edhe 4 te dyshuar të tjerë të dosjes.

Sipas shortit elektronik, ankimi i të akuzuarve për çështjen e inceneratorit të Fierit do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Përveç masës "arrest në burg" për rastin e Fierit, ish-ministri Koka ka edhe një tjetër masë sigurie "arrest në burg" për llogari të hetimit për inceneratorin e Elbasanit, masë që është lënë në fuqi edhe nga Apeli e Gjykata e Lartë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë