Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Panairi i Europës, financimi i BE në sektorët prodhues dhe zhvillues të vendit

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 11:50 | Aktualitet
Panairi i Europës, financimi i BE në sektorët prodhues dhe

Përgjatë 1 jave në kryeqytet do të qëndrojë i hapur panairi i Bashkimit Europian. Shumë sektorë në Shqipëri përfitojnë financim nga BE, edhe pse ende nuk është pranuar si vend anëtar. 

Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian, por si vend kandidat vijon të financohet në sektorë të ndryshëm, me fokus të rinjtë, profesionistët dhe ata të cilët kanë një ide investimi. Meliha Zyberaj nga Vaui i Dejës, falë mbështetjes së Europës mban gjallë traditën e qëndistarisë, duke punësuar me dhjetëra gra në këtë profesion.

Një tjetër mbështetje e rëndësishme janë edhe programet Erasmus+ në arsim, ku shumë studentë arsimohen në Europë dhe sjellin eksperiencën e tyre.

Teknologjia po ashtu ka një vëmendje nga Europa. Ndonëse me performancë jo të mirë krahasuar me rajonin, Shqipëria vijon përpjekjet e saj.

Sfida më e vështirë për Bashkimin Europian është të mbajë të rinjtë shqiptarë në fshat për të investuar në zhvillimin rural. Edhe për këtë ka një projekt financimi.

Gjatë gjithë javës, do t’u mundësohet qytetarëve një informim më i gjerë rreth asaj që Europa kërkon ndaj Shqipërisë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë