Pranoi ankesën e Alibeajt për statutin e PD, Rithemelimi kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 16:39
selia 1280x720

Pranoi ankesën e Alibeajt për statutin e PD, Rithemelimi kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 16:39

Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar dy kërkesa këtë të martë në Inspektoratin e Lartë të drejtësisë dhe në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nga të cilët ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Blerina Muça.

Rithemelimi pretendon se kjo gjyqtare ka kryer shkelje të rëndë pasi pranoi ankesën e Enkelejd Alibeajt mbi statutin e 11 dhjetorit.

Pak ditë më parë, Sali Berisha quajti të paprecedentë vendimin e gjyqtares Blerina Muça për pranimin e ankesës së Enkelejd Alibeajt mbi statutit e 11 dhjetorit.

“Një gjykatëse vendosi dje të shkruajë ligjin e shtetit në një akt që tejkalon çdo imagjinatë në një presion të tmerrshëm. Një njeri që ka minimumin e karakterit nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse që nuk ka pranuar ankesën tonë se ne nuk ishim palë por tani ajo shpalli atë që nuk ishte palë në mënyrë absolute. Në aktin më të shëmtuar të CV-së saj. Sidoqoftë ky revolucion nuk ndalet nga asgjë”, shprehet Berisha.