Projekti i BE, inaugurohet shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Krujë

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 14:46

Projekti i BE, inaugurohet shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Krujë

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 14:46

Ndihmëssekretarja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Mirjana Egger, së bashku me Shefin e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Hubert Perr, inauguruan shkollën “Gjergj Kastrioti” në Krujë. Kjo shkollë ishte një nga 23 institucionet që u rindërtua nga programi i BE-së për shkollat që pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin tonë.

Egger u shpreh mirënjohëse ndaj bashkëpunimit që ekziston mes Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shqipërisë. “Objektivi ynë i përbashkët bazohet në qasjen themelore të “Rindërtojmë më mirë” dhe të “Rindërtojmë së bashku”, pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019. Por më e rëndësishmja, ne po investojmë bashkërisht në kapitalin njerëzor të këtij vendi dhe për brezat e së ardhmes. Dhe në këtë drejtim, ne jemi shumë krenarë që po krijojmë mundësi të reja për të realizuar ëndrrat e të rinjve”, tha ajo.

Një mesazh për fëmijët që do të futen në këto shkolla të rindërtuara e kishte edhe Shefi i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE-së në vendin tonë. “Është kënaqësi e madhe për mua të dëgjoj këto të bërtitura të fëmijëve, energjinë dhe ndjesinë e mirë që vjen nga rindërtimi i kësaj godinën. Por ajo që vjen me të është ofrimi i një të ardhme të mirë për të rinjtë këtu dhe mësuesit”, tha ai.

110 nxënës, 37 fëmijë të kopshtit dhe 13 mësues kanë rinisur tashmë procesin mësimor në shkollën “Gjergj Kastrioti”, e rindërtuar nga e para sipas standardeve evropiane.