Rama e vizitoi në burg Thaçin: E gjeta në top formë, lufta e Kosovës s’mund të rishkruhet

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 14:45

Rama e vizitoi në burg Thaçin: E gjeta në top formë, lufta e Kosovës s’mund të rishkruhet

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 14:45

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në burgun e Hagës, Haaglenden, ku ai ndodhet prej dhjetorit të vitit 2020.

Rama u shpreh pas takimit me ish-presidentin e Kosovës se Thaçi ishte në një gjendje të mirë dhe më i vendosur se kurrë më parë se kjo ishte rruga për të provuar pastërtinë e UÇK-së.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë. I bindur mbase edhe më shumë se para se të vinte këtu që kjo ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të Luftës Çlirimtare, pastërtinë e idealit të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.

Të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as nuk mund kurrsesi nuk mund të futet në korniza të tjera. Ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, të sakrificave, të gjakut të dhënë dhe të gjitha përpjekjeve të tjera për Kosovën e lirë, demokratike dhe sovrane”, u shpreh Edi Rama.