Rama viziton Hashim Thaçin në Hagë

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 12:01

Rama viziton Hashim Thaçin në Hagë

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 12:01

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video të shkurtër ku duket se po hyn në një burg në Hagë. “Hagë – Për vizitë tek Presidenti Thaçi”, ka shkruar Rama në Facebook.

Thaçi, ish-kryeministër dhe ish-President i Kosovës, ndodhet në Gjykatën e Hagës, i akuzuar bashkë me disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krime lufte.

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ngriti në vitin 2020 një aktakuzë prej dhjetë pikash në Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke akuzuar presidentin Thaçi për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me dhunë të personave, persekutim dhe tortura.

“Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë të akuzuar janë përgjegjës për rreth 100 vrasje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës dhe përfshijnë kundërshtarë politikë”, thuhet në deklaratën për shtyp.