Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rritja e çmimeve të hoteleve për finalen e Conference League, Autoriteti i Konkurrencës: Shkelësit do të ndëshkohen

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 12:21 | Futboll
Rritja e çmimeve të hoteleve për finalen e Conference League,

Autoriteti i Konkurrencës deklaron se ka nisur të monitorojë tregun pas informacioneve të marra për rritjen e çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë apo akomodime të tjera të ngjashme në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Conference League, Roma-Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022.

“Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje, si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit. Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës: - të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos; - të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta”, thotë Autoriteti në një njoftim për mediat.

https://a2news.com/2022/05/09/finalja-e-conference-league-cmimet-e-dhomave-te-hoteleve-ne-tirane-rriten-me-10-deri-ne-15-here/

“Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani