SHBA: Lufta në Ukrainë ka ngecur, Putin mund të shpallë ligjin e luftës

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 18:51
MB UPDATE UKRAINA frame 1406 1280x720

SHBA: Lufta në Ukrainë ka ngecur, Putin mund të shpallë ligjin e luftës

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 18:51

“Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ngecur dhe askush nga palët nuk po fiton”. Këtë e konfirmon kreu i shërbimeve sekrete i ushtrisë amerikane, gjenerali Scott Berrier, i cili shtoi se ky konflikt mund të zgjasë edhe për shumë kohë pasi nuk ka sinjale për armëpushim.

Ndërsa drejtoresha e inteligjencës kombëtare të SHBA-ve, Avril Haines, nënvizoi se Rusia do të përdorë armët bërthamore vetëm në rast të ndonjë kërcënimi ekzistencial. Gjithashtu paralajmëroi se presidenti Vladimir Putin po bëhet gati të vendosë ligjin e luftës në vendin e tij për të çuar përpara luftën në Ukrainë.

Haines shtoi se ushtria ruse nuk synon të ndalen vetëm në Donbas, por luftën ta çojë deri në Transnistri të Moldavisë. Sakaq luftimet në lindje të Ukrainës nuk ndalen.

Trupat e Putin sulmojnë vazhdimisht uzinën e çelikut në Mariupol, aty ku thuhet se kanë mbetur ende rreth 100 civilë. Ndërsa në jug u bombardua Odesa. Ka raportime se edhe Bjellorusia mund të përfshihet në luftë pasi ka mobilizuar ushtrinë në kufirin me Ukrainën.