Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shpërthime të forta në Odessa, Kievi: 7 raketa, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 07:15 | Bota

Të paktën një i vdekur dhe 5 të plagosur është bilanci në Odessa pas një serie sulmesh ruse në orët e fundit.

Sipas Komandës Operative Jugore të Ukrainës, cituar nga Ukrainska Pravda, në total, u lëshuan 7 raketa të modelit të vjetër, të cilat shkaktuan një sërë zjarresh, duke përfshirë një qendër tregtare.

Një qendër tregtare dhe dy hotele u goditën nga sulmet ushtarake ruse të hënën në qyteti- port jugor të Odesës.

Tri raketa Kinzhal, raketat e reja hipersonike të Rusisë u qëlluan nga një avion dhe goditën një objektiv të infrastrukturës turistike, tha Sergey Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës.

Dy persona u shtruan në spital nga sulmi me raketa, tha Bratchuk, por nuk e identifikoi objektivin.

Dy video që qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë dëme të konsiderueshme në një hotel në fshatin Zatoka. Një nga videot u publikua për herë të parë nga Këshilli i Qytetit të Odesës.

Ky është hoteli i dytë në rajonin e Odesa-s që u vu në shënjestër të hënën. Është e paqartë pse dy hotelet, ose kush mund të ketë qëndruar në to, janë shënjestruar.

Një qendër tregtare u godit gjithashtu nga shtatë raketa, sipas Komandës Operative Jugore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Pesë persona u plagosën dhe një person vdiq në sulm, tha ai.

Odesa është nën shtetrrethim deri në orën 05:00 të martën pas disa sulmeve ruse në ditët e fundit.

Më herët të hënën, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u desh të strehohej nga një sulm i tillë raketor, ndërsa ishte në qytet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë