Skuadra kampione në Premier League mund të vendoset me një ndeshje “finale” Liverpool-City

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 15:28
Jurgen Klopp Liverpool Pep Guardiola F365 1280x720

Skuadra kampione në Premier League mund të vendoset me një ndeshje “finale” Liverpool-City

Përditësuar më: 10/5/2022, ora 15:28

Liverpool dhe Manchester City mund të detyrohen të luajnë një ndeshje “finale” për të vendosur cila prej dy skuadrave do të shpallet kampione e Premier League këtë sezon. Madje ndeshja mund të zhvillohet vetëm tri ditë para finales së Champions League, ku Liverpool do të përballet me Real Madrid.

Rregullat e kampionatit anglez diktojnë që nëse dy skuadra përfundojnë me pikë të barabarta në javën e 38-të, si dhe kanë diferencë të njëjtë golash të njëjtë në sfidat direkte dhe në total, atëherë skuadra kampione përcaktohet me një ndeshje teke, playoff.

Të dyja sfidat mes tyre këtë sezon kanë përfunduar në barazim 2-2, ndërsa kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje për t’u luajtur, City ka 86 pikë dhe një diferencë golash 89:21, ndërsa Liverpool ka 83 pikë dhe diferencë golash 87:23.

Që të arrihet te ndeshja playoff, data për cilën do të ishte 25 maji, duhet që deri në javën e fundit, Liverpool të ketë mbledhur 3 pikë më shumë se City, pra kampionët në fuqi duhet të humbasin një nga 3 takimet e mbetura.

City luan në fushën e Wolverhampton më 11 maj, ndërsa katër ditë më pas viziton Londrën ku e pret West Ham, për ta mbyllur kampionatin në shtëpi, kundër Aston Villa-s më 22 maj.

Ndërsa Liverpool luan sot në mbrëmje kundër Aston Villa-s në fushën e kësaj të fundit, më pas udhëton për në Southampton më 17 maj dhe e mbyll sezonin në shtëpi më 22 maj, ku pret Wolverhampton.

Ndërsa City ka mundësi këtë vit të fitojë vetëm kampionatin, Liverpool ka fituar deri tani Kupën e Ligës, vijon të mbetet në garë për titullin, luan kundër Chelsea-t finalen e FA Cup më 14 maj, si dhe sfidon Real Madrid për trofeun e Champions League më 28 maj.